Legjenda e Bayern Munichut, Arjen Robben ka lënë të hapur mundësinë për t’iu rikthyer futbollit.
Ish anësori i Chelseas ka njoftuar rreth vendimit për pension gjatë muajit korrik pasi pësoi një seri lëndimesh në sezonin e fundit në Bundesliga, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, 35-vjeçari refuzoi të hedhë poshtë mundësinë për rikthim në një intervistë të dhënë së fundmi për radio stacionin holandez NPO Radio.
“Ndoshta pas një ose dy muajve unë do të kem një ndjenjë të çuditshme që do më mungojë gjithçka dhe do të vendosi për rikthim”, ka thënë Robben.
“Por, sigurisht se nuk lehtësohen gjërat kur ju pensionoheni. Nuk i vlerësoj shumë lartë shanset për rikthim”, shton anësori./arbresh.info/
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas