Argjentina dhe Kili siguruan kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Amerikës, që po zhvillohet në Brazil. Në raundin e tretë të ndeshjeve në grupe përfaqësuesja bardhekaltër e udhëhequr nga Lionel Messi mposhti Paraguajin me rezultat minimal, falë golit të realizuar nga Papu Gomez në minutën e 10-të të takimit. Argjentina kryeson Grupin A me 7 pikë dhe është e pamundur që të parakalohet nga Bolivia e vendit të fundit, që ka zero pikë në dy ndeshjet e para.
Ndeshje e shënuar për Lionel Messin, pavarësisht se nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. “Pleshti” luajti ndeshjen numër 147 me kombëtaren, duke barazuar Javier Mascheranon.
Kilit për të qenë mes tetë skuadrave më të mira i mjaftoi barazimi 1-1 me Uruguajin në sfidën e zhvilluar në Cuiaba, qytet në Brazilin qendror. Eduardo Vargas zhbllokoi takimin për La Roja në minutën e 27-të, por Luis Suarez barazoi në të 67-tën. Për Uruguajin kjo ishte pika e pare në grup. Skuadra e drejtuar nga veterani Oscar Tabares, ndërpreu një seri prej katër ndeshjesh radhazi pa shënuar./arbresh.info/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës