KF Llapi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Arbnor Ramadani për vazhdimin e kontratës.
26 vjeçari ka nënshkruar kontratë me KF Llapin edhe për një vit, shkruan lajmi.net.
Njoftimi i KF Llapit:
Zyrtare: Arbnor Ramadani vazhdon me Llapin
Mesfushori 26 vjeçar i qëndron besnik klubit edhe për një vit
Podujevë, 27 korrik 2020 – Mesfushori me më së shumti paraqitje (29 gjithsejt, 28 kampionat/1 kupë) për Llapin në edicionin që sapo e përmbyllëm, Arbnor Ramadani ka vazhduar kontratën edhe për 1 vit. Ramadani i vërshuar nga ofertat e shumta, ka vendosur që t’i qëndroj besnik KF Llapit edhe për një edicion tjetër, kështu që ai tashmë hyn në vitin e tretë që është pjesë e skuadrës.
Ramadani këtë edicion ka qenë titullar i padiskutueshëm duke zhviluar 29 ndeshje në total duke realizuar 4 gola dhe 4 asistime.
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...