Arbër Zeneli është lojtari i radhës i Përfaqësueses së Kosovës që shënon për ekipin e tij këtë fundjavë.
Valon Berisha te Salzburg dhe Donis Avdijaj te Roda, kanë shënuar gola të bukur dhe të rëndësishëm një natë më parë (e shtunë).
Të njëjtë gjë sot (e diel), e ka bërë Arbër Zeneli në Superligën e Holandës, duke shënuar në fitoren 1:2 të Heerenveen në udhëtim te Heracles, përcjell lajmi.net.Zeneli është treguar i saktë në përgjegjësinë që mori për të ekzekutuar penalltinë e fituar në minutën e 40’-të të ndeshjes.
Goli i Zenalit i mundësoi Heerenvenit të rris në 0-2 avantazhin, para se vendasit të shënonin në fund të ndeshjes.
Pas 29 ndeshjeve në ‘Eredivisie’, Heerenveen renditet në vendin e tetë me 39 pikë
http://www.dailymotion.com/video/x6h6cvv
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...