Arbër Zeneli e ka mbyllur ndeshjen para kohe ndaj Mali të Zi, pas një lëndimi në gju.
Ishte minuta e 39-të e takimit kur atij iu desh ta lëshojë fushën.
U desh që në fushë të futet ambulanca për ta larguar, ndërsa në pjesën e dytë ai shkoi në bankën rezervë me ndihmë të patericave.
Në një deklaratë për Telegrafin, ai tha se nuk e disa sa është serioz dëmtimi.
“Momentalisht nuk po e di sa është serioz. Po nisem menjëherë për Prishtinë për kontrolle të detajuara”, ka thënë shkurtimisht Zeneli.
Pas kontrollove do të dihet saktë koha e mungesës, por në bazë të vlerësimeve të para, ai do të mungojë ndaj Bullgarisë.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...