Trajner i Chelseas, Antonio Conte ka refuzuar pozitën e trajnerit në Real Madrid.
Sipas një raporti nga ‘Gianluca Di Marzio’, që vlerësohet si një burim jashtëzakonisht i besueshëm, Antonio Conte është një tjetër trajner i njohur që ka refuzuar detyrën te ‘Los Blancos’, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse trajneri i “Bluve” është i pakënaqur me kërkesat e skuadrës në Stamford Bridge për një trajner të ri pa e shkarkuar atë fillimisht, ai reziston për të dhënë dorëheqje derisa ka mbetur edhe një vit në kontratën e tij.
Largimi befasues i Zidanes nga Santiago Bernabeu ka alarmuar presidentin Florentino Perez që ka nisur menjëherë kërkimet për zëvendësuesin e tij.
Por, Conte është i pasigurt që skuadra aktuale e Madridit do të jetë e hapur me metodat e tij intensive./arbresh.info/
Selin shkon në Istog, pozon bashkë me vjehrrën
Gramos Hashani zgjidhet kryeshef ekzekutiv i KEK-ut
Haziri për takimin Abdixhiku – Osmani: Ka pajtim për të garu...
Trepça bindshëm më e mirë se Peja pas pjesës së parë
Raportohet se janë takuar Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani
Çmimet e naftës arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2022