Trajneri i Tottenham, Antonio Conte thotë se Cristiano Ronaldo ishte diferenca për Manchester United të shtunën.
Hat-tricku i tij, i dha fitoren mbrëmë “Djave të Kuq” kundër Spurs me rezultat 3-2.
“Duhet të jemi shumë të zhgënjyer për humbjen sepse mendoj se pas një paraqitjeje të mirë si kjo ju meritoni shumë më tepër”, tha Conte.
“Kjo skuadër duhet të vazhdojë të përmirësohet në shumë aspekte. Mendoj se në fushë përmirësimet janë shumë të qarta sepse skuadra për mendimin tim luajti futboll shumë të mirë dhe krijoi rastë për të shënuar.
“Gjatë ndeshjes ka shumë pjesë të lojës dhe duhet të dini kur të shtyni dhe të qëndroni të qetë dhe mendoj se kemi shumë pahësirë për t’u përmirësuar. Sigurisht që sonte do të jemi të zhgënjyer për humbjen, por ne do të vazhdojmë të punojmë”.
“Në çdo ndeshje ne po shënojmë shumë gola. Kundër Manchester United kemi krijuar shumë raste në të njëjtën kohë duhet të përmirësojmë përvojën për të menaxhuar situatën”.
Ndërsa për Ronaldon shtoi këto fjalë: “Ju po flisni për një lojtar që është gjithmonë vendimtar dhe ka qenë në karrierën e tij. Sonte ai tregoi se çfarë lloj lojtari është. Pa Cristiano Ronaldon për Mancehster United do të kishte qenë e vështirë jo vetëm të fitonin, por edhe për të barazuar ndeshjen”, përfundoi tekniku italian./Arbresh.info
KQZ: Deri në orën 13:00 votuan 36.89 për qind e votuesve të ...
Delegacioni i Këshillit të Evropës vëzhgon zgjedhjet e 28 dh...
Hekuran Gashi: Shteti rrezikon të mbetet pa buxhet, na duhet...
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...