Bazuar në një raport nga Tuttosport, Antonio Conte mund të bëhet trajner i ardhshëm te Interi.
Raporti shton se pozita e Luciano Spallettit është në rrezik për shkak të formës së dobët të klubit ndërkohë që zyrtarët e lartë të klubit prapa skenave janë duke kontaktuar me Conten për të diskutuar mundësinë për nënshkrimin me të, transmeton portali arbresh.info.
Conte ka qenë pa klub qysh pas largimin vitin e kaluar nga Chelsea, ndonëse vazhdon ende të jetë pjesë e kryetitujve për kalim te një mori klubesh të madha në Evropë.
49-vjeçari tashmë ka një eksperiencë të fortë dhe duket të jetë si një përzgjedhje perfekte për çdo skuadër që ai vendos për të menaxhuar, por këtu ka për tu konsideruar edhe Spalleti.
Megjithatë, duket se ata nuk janë shumë të interesuar për t’i dhënë kohë atij për të ndryshuar gjërat dhe në rast se janë të vendosur, Interi ka gjasa të jetë me trajner të ri së shpejti./arbresh.info/
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...