Chelsea do të udhëtojë këtë fundjavë për ndeshjen ndaj Stoke Cityt të Xherdan Shaqirit, rrugëtim që shumica e skuadrave nuk e bërë me dëshirë.
Megjithatë, disponueshmëria e Eden Hazardit është pozitive për “Blutë” pas fitores së thellë në kuadër të Kupës së Ligës, transmeton portali arbresh.info.
“Jam i lumtur për Edenin sepse në ndeshjen e fundit që ka luajtur, ai ka qenë shumë i mirë”, ka thënë fillimisht Conte.
“Ai ka luajtur me një intensitet të mirë. Tani ka tejkaluar lëndimin dhe ne duhet të luajmë tri ndeshje. Ka mundësi tani që ne të zgjedhim atë për këto ndeshje”

“Gjëja më e rëndësishme është për të shkuar ndeshje pas ndeshje. Nesër do të jetë vërtetë një ndeshje e vështirë dhe ne duhet të jemi të përgatitur në aspektin fizik dhe taktik dhe të jemi të disiplinuar”
“Jam i kënaqur me vendosmërinë e lojtarëve të mi. Nganjëherë mund të ndodhë të shfaqet edhe kartoni i kuq”
Chelsea është në dijeni që duhet të mposhtë Stoke Cityn dhe të mos dështojnë ashtu siç bëri Arsenali dhe Manchester United kundër skuadrës së Mark Hughes./arbresh.info/
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...
Rritet çmimi i arit dhe naftës
Një i ri nga Kosova raportohet se ka vdekur në vendin e punë...