Trajneri i shkarkuar nga Chelsea, Antonio Conte është i gatshëm për të ngritur procedura ligjore kundër ish klubit të tij.
‘The Times’ pohon se Conte ka vendosur për të ngritur akuza ligjore kundër Chelseas vetëm një javë pas shkarkimit të tij, transmeton portali arbresh.info. Ai është duke i paditur ata për të marrë 9.5 milionë funta borxh nga paga e vitit të fundit të tij, plus dëmtimet.
Chelsea ka hapur gjithashtu një rast kundër Contes duke cituar “një seri sjelljesh të parregullta”, përfshirë informimin e sulmuesit Diego Costa përmes një mesazhi në muajin qershor të vitit të kaluar se më nuk është pjesë e planeve të tij dhe se duhet të gjej një klub të ri.
Ndërkohë, avokatët e Contes do të arsyetohen se “Blutë” i kanë humbur atij një vit të karrierës së tij dhe tani është shumë vonë për të marrë ndonjë detyrë të rëndësishme në Evropë.
Sugjerohet që Real Madridi ka kontaktuar italianin për të zëvendësuar trajnerin Zinedine Zidane.
Avokatët e Contes do ta argumentojnë këtë duke thënë se ai nuk ka shqyrtuar këto oferta sepse ishte i vendosur në Chelsea, prandaj pas shkarkimit të tyre vetëm katër ditë para turneut para-sezonal, ata i kanë humbur atij një vit të ardhura./arbresh.info/
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit