Antoine Griezmann i ka treguar zyrtarëve të Atleticos se dëshiron të largohet këtë verë.
Sipas një raporti nga Marca, sulmuesi ka njoftuar bashkëlojtarët dhe trajnerin Diego Simeone për vendimin e tij tronditës, transmeton portali arbresh.info.
28-vjeçari vendosi lapsin në një kontratë afatgjate te “Los Rojiblancos” verën e kaluar pas refuzimit të interesimit nga Barcelona, e cila ishte në kërkim të marrëveshjes.

Raporti i freskët nga gazeta spanjolle pretendon se në zhveshtore te Atletcio janë duke u përgatitur tashmë për mundësinë që sulmuesi të largohet këtë verë.
“Griezmann është kapiteni jonë dhe ai është i rëndësishëm për ne, prandaj unë nuk jam i shqetësuar aspak”, ka thënë trajneri i Atleticos për programin 90 minuta për Fox Sports.
“Nuk jam në trupin, prandaj nuk mund t’iu tregojë se çfarë është duke menduar, por ai ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij dhe ai vazhdon të rritet dhe të përmirësohet këtu”
Griezmann ka shënuar 21 gola brenda të gjitha kompeticioneve këtë sezon./arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...