Ish anësori i Fiorentinas, Ante Rebic thuhet se është “shumë afër” që t’i bashkohet kampionit gjerman Bayern Munichut.
Bazuar në ‘ItaSportPress’, agjenti i Rebic, Fali Ramadani, është rrugës për te “Bavarezët”, ku ai “së shpejti” do të finalizoj marrëveshjen që e dërgon kroatin te Bayern Munichu nga Eintrachat Frankfurti, transmeton portali arbresh.info.
Fiorentina e shiti sulmuesin verën e kaluar për vetëm 4 milionë euro pasi ka luajtur me të vetëm 12 herë brenda pesë viteve, por uebfaqja e lartpërmendur garanton se ‘Viola’ do të fitoj gjysmën e tarifës që Frankfurti do të pranoj.
Ndërkohë, ‘Transfermarkt’ e vlerëson atë rreth 30 milionë euro.
Rebic, i cili mbush 25 vite në shtator, shkëlqeu me Kroacinë drejtë finales së Kampionatit Botëror, ndërkohë që Bayerni është tani duke u udhëhequr nga bashkëkombësi i tij Niko Kovac./arbresh.info/
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...
Drita fiton me përmbysje ndaj Ferizajt dhe vazhdon kryesimin...
OVL e UÇK-së nderon dëshmorët e Komunës së Istogut
Investimet e huaja, Rama: Shqipëria mbi mesataren e rajonit,...
Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Hungari, garë e ngushtë ...
Chelsea – Man City, publikohen formacionet zyrtare