Agjenti Jorge Mendes do të takohet me drejtuesit e Barcelonës për të diskutuar në lidhje me rinovimin e kontratës së talentit Ansu Fati.
Fati në sezonin e kaluar ka qenë i lënduar dhe më shumë se gjysmën e sezonit e ka humbur pëshkak i lëndimit, shkruan arbresh.info.
18-vjeçari tashmë është rikthyer nga lëndimi dhe pritet të jetë një ndihmë e madhe për klubin katalunas.
Fati ka kontratë të vlefshme me klubin deri në fund të vitit 2022, andaj prioriteti i tanishëm i klubit spanjoll është ta blindojë atë me një marrëveshje të re.
Mediat spanjolle kanë raportuar se agjenti i yllit 18-vjeçarë, Jorge Mendes, do të takohet me drejtuesit e Barcelonës sonte për të diskutuar rinovimin e kontratës.
Dëshira më e madhe e Ansu Fatit është të qëndrojë në Spanjë, andaj zyrtarizmi i rinovimit të kontratës pritet të lajmërohet së shpejti. /arbresh.info/
Numërohen 45% e votave për deputetë, Kurti e kalon 105 mijës...
Vashat e Kosovës fitojnë bindshëm ndaj Gjibraltarit, siguroj...
FBI dhe autoritetet kanadeze asistojnë Policinë e Kosovës në...
“Na bëni të qeshim më shumë se Barcelona” – Atletico i...
Trump: SHBA duhet të përgjigjet pas rrëzimit të helikopterit...
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzoh...