Ansu Fati ka deklaruar se dëshiron të jetë në Barcelonë gjatë gjithë jetës pas depërtimit në skuadrën e parë këtë sezon.
Fati, i cili tani është një reprezentues i Spanjës, ka shënuar dhe ka asistuar në ndeshjen e parë te Barcelona gjatë fitores 5 me 2 ndaj Valencias në muajin shtator, transmeton portali arbresh.info.
“Unë kam dashur gjithmonë të jem këtu. Kjo ka qenë ideja ime nga fillimi dhe shpresoj se mund të jem këtu gjatë gjithë jetës”, ka thënë Fati për Barça TV.
“Loja ndaj Osasunas ishte një ëndërr e realizuar së bashku me golin e parë. Më pas Valencia në Camp Nou. Kam pasur shumë mbrëmje që kam ëndërruar atë moment dhe për një ditë kjo u realizua. Ju nuk e besoni këtë”
“Jam i qetë, përpiqem të bëjë gjëra normale. E shpenzoj gjithë ditën time me bashkëlojtarët e mi, përfshirë ata nga skuadra e të rinjve dhe asgjë nuk ka ndryshuar nga të qenurit këtu”
Fati ka bërë nëntë paraqitje te skuadra e Ernesto Valverdes këtë sezon dhe tri nga ato kanë qenë nga minuta e parë./arbresh.info/
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...