Kombëtarja e Anglisë në futbollin e femrave është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, pasi e ka mposhtur Suedinë me penallti.
Suedia e ka nisur më mirë takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë. Pas një gabimi të mbrojtjes së Anglisë, ka qenë kapitenja Kosovare Asllani që ka shënuar golin e parë për suedezet.
Suedia e ka rritur epërsinë me golin e dytë të shënuar nga Stina Blackstenius, pas një aksioni që ka zënë në befasi mbrojtjen angleze. Portierja e Anglisë, Hampton, ka arritur ta ndalojë Suedinë që të shënojë edhe një herë para përfundimit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Anglia ka kërkuar me ngulm golin dhe ia ka dalë. Chloe Kelly ka asistuar për Lucy Bronze, e cila e ka shënuar në minutën e shtatëdhjetë e nëntë. Vetëm pak minuta më vonë, Kelly ka qenë sërish vendimtare duke asistuar për Michelle Agyemang që e ka shënuar golin e dytë për Anglinë.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë dhe skuadrat janë detyruar të shkojnë në vazhdime e edhe në penallti. Suedia ka humbur një penallti të rëndësishme në fund, ndërsa Anglia e ka realizuar penalltinë vendimtare përmes Lucy Bronze, duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinale./rtk
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...