Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Anel Rashkaj mund të rikthehet një ditë të luaj në SuperLigën e Kosovës, përcjellë IndeksOnline.
27-vjeçari u përzgjodh nga trajneri Albert Bunjaki për ndeshjen kundër Turqisë, por për fat të keq ai nuk mundi të luaj për shkak të lëndimit që pësoi gjatë stërvitjeve.
Në një intervistë për “GazetaOlle”, Rashkaj ka hapur një mundësi rikthimi në futbollin kosovar.
“Nuk mundem me qenë në bisedime konkrete me askënd, asnjë klub, sepse jam lojtar i klubit suedez ende. Por për situatën kam marrë informacione si është gjendja. Në të ardhmen kam plan me u kthy”, ka thënë Rashkaj.
Ish-kapiteni i Përfaqësueses për momentin luan te skuadra suedeze, Eskilstuna ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e KF Lirisë./IndeksOnline/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...