Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko, mendon se ndeshja mes Roma-s dhe Shakhtar është 50-50.
Legjenda e Milan i njeh mirë të dyja skuadrat, dhe ka folur për Sky në prag të ndeshjes së sotme e vlefshme për çerekfinalen e Champions League, me italianët që o të mundohen të përmbysin deficitin 2-1 të ndeshjes së parë, shkruan Telesport.
“Do të thosha se shanset janë 50-50,” deklaron Sheva.
“Roma më dha një përshtypje shumë të mirë në ndeshjen e parë. lojtarët luajtën mirë, kontrolluan ndeshjen dhe ishin kompaktë.
“Ata filluan mirë dhe arritën të ndalonin Shakhtar të gjente hapësira.
“Skuadra e Fonseca-s ka lojtarë të shpejtë dhe teknikë dhe sapo t’u japësh hapësira ata do të kundërsulmojnë menjëherë. Dhe pikërisht kjo ndodhi në pjesën e parë.
“Mendoj se Roma di si të ndërtojë një ndeshje, por edhe Shakhtar. Të dyja skuadrat po kalojnë një formë të mirë.”
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë