Andres Iniesta do të luaj futboll në Japoni sezonin e ardhshëm pasi i dha fund bashkëpunimit afatgjatë me skuadrën e Barcelonës.
Spanjolli, i cili shënoi golin e fitores në finalen e Kampionatit Botëror në vitin 2010, ka shijuar një kohë fantastike në Camp Nou duke ngritur lartë nëntë tituj në La Liga, gjashtë Kupa të Mbretit, katër Liga të Kampionëve dhe tri Kupa të Botës për Klube gjatë 22 viteve qëndrim në Kataloni, transmeton portali arbresh.info.
Por, pasi mori një tjetër trofe në La Liga këtë sezon, 34-vjeçari tani ka konfirmuar se do të filloj një jetë të re në Japoni.
Reprezentuesi spanjoll, i cili është pjesë e skuadrës me shumë yje të Julen Lopeteguit në Kampionatin Botëror 2018, ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për të njoftuar për transferimin e tij në J-League.
Në një foto me drejtorin Hiroshi Mikitani të klubit japonez Vissel Kobe, Iniesta ka shkruar: “Rrugës për në shtëpi të re me shokun tim”./arbresh.info/
Rumbo a mi nuevo hogar, con mi amigo @hmikitani…??⚽ ✈️ ?
Heading to my new home, with my friend ??⚽ ✈️ ? pic.twitter.com/xeXBw4GYfc
— Andrés Iniesta (@andresiniesta8) May 23, 2018
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...