
MILAN, ITALY - DECEMBER 10: Andre Silva of AC Milan looks on during the Serie A match between AC Milan and Bologna FC at Stadio Giuseppe Meazza on December 10, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
Vit i ri, jetë e re. Kjo është ajo që i uron vetes Andre Silva pasi e ka mbyllur vitin 2017-të duke qëndruar vazhdimisht në stol.
Rasti i duhur për të provuar të rishkruajë historinë e tij me kuqezinjtë mund të vijë të dielën e ardhshme. Gennaro Gattuso, në fakt, e ka provuar mes titullarëve në seancën e fundit stërvitore.
Kështu, sulmuesi portugez mund të kthehet titullar në kampionat pas pothuajse dy muajsh, nga ajo ndeshje Milan-Torino 0-0, që i kushtoi vendin trajnerit Montella.
Pasi ka lënë shenjën e tij në Europa League (6 gola në 6 ndeshje), tifozët presin që sulmuesi të jetë vendimtar edhe në kampionat.
Milan-i ka nevojë për golat e tij për të ngjitur pozicionet në renditje, ndërsa atij i duhen për të gjetur qetësinë dhe për të siguruar një vend në Kupën e Botës me Portugalinë e tij.
Everton, Wolverhampton, Barcellona, Arsenal dhe në fund Swansea. Një grup interesant skuadrash që janë interesuar për numrin 9 të kuqezinjve, por Milan nuk ka pranuar ta shesë.
Drejtuesit e “Djallit” janë të bindur se Andre Silva i vërtetë nuk është ai që është parë deri tani. Do t’i takojë ish-sulmuesit të Porto-s të tregojë se ata kanë të drejtë. Duke filluar që nga ndeshja kundër Cagliari-t. /Telesport/
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...