Anderlechti është mposhtur me rezultat të thellë 0 me 4 nga Paris Saint Germaini.
Gjiganti francez ka regjistruar fitore me rezultat të thellë në Constand Vanden Stockstadion mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së tretë në fazat grupore në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Neymar me super gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 66′ është lojtari i ndeshjes. Superylli brazilian është vlerësuar me notën 9.7, ngjashëm si Kylian Mbappe me një gol dhe një asistim.
Marco Verratti dhe Areola janë vlerësuar gjithashtu me notë të lartë te skuadra e Unai Emery.
Lojtari me notën më të dobët është Dendoncker (5.0)./arbresh.info/

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...