Sipas raporteve të ndryshme nga Anglia dhe Spanja, ylli i Manchester United, Ander Herrera, do të refuzoj çdo mundësi për transferim te ndonjë klub tjetër sepse spanjolli dëshiron të vazhdoj qëndrimin në ‘Old Trafford’.
Gjatë ditëve të fundit është përfolur që Barcelona mund të jetë duke u përgatitur për transferimin e 27-vjeçarit derisa Ernesto Valverde, i cili është favorit për pozitën e trajnerit në klub, është një admirues i madh i Herreras, transmeton portali arbresh.info.
Valverde kishte menaxhuar Herreran gjatë sezonit të fundit të mesfushorit spanjoll në Athletic Bilbao, pasi ish trajneri i Espanyolit dhe Valencias e sheh atë si një yll ideal për mesfushën në ‘Camp Nou’.
Megjithatë, spanjolli do të refuzoj çdo mundësi nga klubi katalunas në mënyrë për të vazhduar qëndrimin në Manchester, ku ka gjetur vetën këtë sezon nën udhëheqjen e Jose Mourinhos pas një sezoni të vështirë ndaj Louis Van Gaal./arbresh.info
Dita kur u shkrua historia: Dhjetë vjet nga anëtarësimi i Ko...
Ademi në përvjetorin e UEFA tregon punën e deritanishme të K...
“Hap i rëndësishëm drejt pavarësisë energjetike”, Rama jep d...
Nafta shitet me çmim të njëjtë sikur dje
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, policia jep detaje
Zjarri përfshin një shtëpi të braktisur në Prizren, dyshohet...