Në media raportohej se Carlo Ancelotti, do të merrte drejtimin e Kombëtares së Brazilit.
Të premten u raportua se Brazili po përpiqej ta bindte atë të merrte drejtimin. Federata Braziliane e Futbollit (CBF) i mohoi publikisht këto të thëna. Ndërsa Marca tha se Ancelotti rreth kësaj çështjeje do të diskutonte në fund të sezonit, transmeton IndeksOnline.
Për italianin nuk ka shumë për të diskutuar. Duke folur për ESPN pas triumfit të Real Madridit ndaj Al Hilal në Kupën e Botës për Klube, Ancelotti shpjegoi se nuk kishte ndërmend të shkonte askund.
“Unë nuk di asgjë. Jam shumë i lumtur këtu, derisa të më hedhin, nuk është fjala më e bukur, por derisa të më hedhin, do të qëndroj këtu’’, tha ai.
Ancelotti është shprehur mirënjohës për mundësinë për t’u rikthyer në Real Madrid dhe duket se po shijon jetën atje.
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...