Carlo Ancelotti prej disa vitesh tashmë bashkëpunon në stafin e tij me djalin, Davide. Italiani është mjaft i kënaqur nga puna e djalit të tij, madje së fundmi shprehet se Davide mund të bëhet një trajner i madh pasi ka aftësitë e duhura për këtë profesion. Ancelotti shkon edhe më tek kur shton se një ditë mund të jetë ai ndihmësi i Davides, dhe jo e kundërta.
“Davide është një trajner i ekuilibruar, serioz. Ai filloi si përgatitës atletik në PSG, pastaj me ne te Real Madrid. E di mirë se si është puna e një stafi dhe është rritur shumë. e ushtron këtë punë prej dhjetë vitesh. Ai e bën pjesën më të madhe të punës në stërvitje. Si karakter më ngjason shumë.
Ka aftësitë dhe kapacitetin për të bërë një karrierë të shkëlqyer, për të mbijetuar në botën e futbollit dhe për të përballuar të gjitha momentet, të lehta dhe të vështira. Ka njohuri dhe karakter.
A do të pranoja të isha zëvendësi i djalit tim? Unë do ta bëja, nuk do të kisha asnjë problem. Ashtu siç më ndihmon ai sot, mund ta ndihmoj unë nesër. Nëse ma kërkon, do ta bëja”, u shpreh Ancelotti.
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë