Real Madridi ka pësuar humbje befasuese në udhëtim te Espanyoli me rezultat minimal 1-0.
Por të gjithë në Spanjë po flasin për një karton të kuq i cili nuk u dha ndaj lojtarit të Espanyolit, pavarësisht një ndërhyrje horror ndaj Kylian Mbappes nga mbrapa.
Për këtë ka folur edhe trajneri Carlo Ancelotti pas ndeshjes, duke thënë se ishte një vendim i pashpjegueshëm.
“Vendimi i marrë nga gjyqtari dhe VAR është i pashpjegueshëm. Gjëja më e rëndësishme është të mbrosh lojtarin, dhe ishte një faull i qartë, një ndërhyrje vërtet e keqe me rrezik dëmtimi”.
“Fatmirësisht, asgjë nuk ndodhi, por ekzistonte një rrezik. VAR-i është gjithashtu atje për këtë, ne mendojmë se vendimi për të mos treguar një karton të kuq është i pashpjegueshëm”.
Kur u pyet për gjyqtarin spanjoll, Ancelotti refuzoi të komentonte për pamjen më të gjerë.
“Nuk dua të flas për këtë çështje. Unë po flas vetëm për atë që ndodhi sot në ndeshje dhe e përsëris, ne e konsiderojmë vendimin që ata morën si të pashpjegueshëm kur të gjithë mund ta shihnin atë”, tha Ancelotti. /Telegrafi/
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...