Carlo Ancelotti është i vendosur që të transferojë Isco Alarconin në afatin kalimtar të janarit nga Real Madridi.
Trajneri i Evertonit e transferoi James Rodriguezin në verën që shkoi nga Los Blancos, ndërsa tani e do edhe spanjollin.
Sipas asaj që raporton Le10Sport, Ancelotti ka kontaktuar me lojtarin dhe i ka konfirmuar dëshirën e tij që ta ketë në Goodison Park.
28-vjeçari nuk i ka raportet e mira me Zinedine Zidanen dhe një largim i tij nga madrilenët në janar është i mundur.
Kontrata aktuale e Iscos përfundon në vitin 2022, e që trajneri francez nuk llogaritë më në shërbimet e tij.
Kështu, Ancelotti dëshiron që ta ribashkojë Iscon me Jamesin dhe të krijojë një skuadër që mund të fitojë titullin e Ligës Premier./telegrafi
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shku...
KFOR-i gjerman patrullon në veri
Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociaci...
Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet akt...
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...