Carlo Ancelotti raportohet se ka rënë dakord për tu bërë trajner i ardhshëm i Napolit.
Sipas gazetarit në ‘Corriere dello Sport’, Ivan Zazzarroni, Ancelotti ka “nënshkruar” ne Napolin pas takimit me presidentin Aurelio De Laurentiis të martën, transmeton portali arbresh.info.
Ish trajneri i Chelseas, Real Madridit dhe Bayern Munichut mësohet të ketë vendosur lapsin në një kontratë dy vjeçare që përfshin gjithashtu edhe opsionin për vitin e tretë.
Kjo do të shënonte punën e tij të parë në futbollin italian që pas largimit nga Milani në vitin 2009 pasi i kishte drejtuar “Rossonerët” duke i siguruar atyre titullin në Serie A dhe dy kurora në Ligë të Kampionëve.
Paga e tij besohet se është 6.5 milionë euro në vit./arbresh.info/
https://twitter.com/zazzatweet/status/999190543044435968
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk e ka miratuar idenë e armëpushim...
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet