Ish-trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti është duke e shijuar garën për titull në Seria A, por beson se Juventus ka avantazhin në Cristiano Ronaldon.
Ancelotti u shkarkua nga posti i “Napolitanëve” muajin e kaluar, sepse dështoi të jetë kandidatë për titullin, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, tekniku italian e ndjek ende Seria A dhe është i gëzuar që më në fund ka disa konkurrentë për ta fituar titullin.
“Jam i lumtur që çdo gjë është e hapur, ka shumë ndeshje dhe ka luftë për pozitën e parë. Nuk mendoj se është faji i Juventus. Inter ka bërë investime dhe Lazio po ia del mirë”.
Ancelotti mendon se Eriksen do këtë rol të rëndësishëm të “Neurazurët”, por ka nevojë për kohë për tu përshtatur.

“Është lojtar i mrekullueshëm, nuk luajti shumë te Tottenham gjatë periudhës së fundit. Do jetë titullar te Inter. Ka nevojë kohë për tu adaptuar”.
Ndërsa në fund tekniku italian ka avantazhin për shkak të Cristiano Ronaldos, të cilin e ka quajtur fenomen.

“Jemi duke folur për fenomenin që shënon gol në çdo ndeshje, Për klubin dhe trajnerin, Ronaldo është i papërsëritshëm. Kur fillon ndeshjen me të, je 1 – 0 në epërsi”, përfundoi Ancelotti.
Juventus mban kreun e tabelës me një pikë më shumë se Lazio./arbresh.info.
Demet Ozdemir “e pëlqen” Londrimin
Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Po ndalon kalimi...
Ron Raçi në “formacionin e javës” në Kroaci
Kurti dhe Abdixhiku takohen në ora 14:00
E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitr...
Edi Rama promovon aplikacionin ‘UnëDhuroj’ për r...