Orët e para të Carlo Ancelottit në bankinën e Kombëtares së Brazilit kanë qenë mjaft të ngjeshura.
Pas prezantimit, trajneri italian e publikoi listën e të ftuarve ndërsa më pas mori pjesë në konferencë për shtyp dhe i dha intervistat e para për mediat.
Në njërën prej tyre, të dhënë për mediumin e njohur “Globo Esporte”, u pyet rreth raportit të tij me të gjithë futbollistët brazilianë që i ka udhëhequr dhe “Don Carlo” dha përgjigje mjaft interesante, përcjell Arbresh.info.
Për Ancelottin, më i forti me të cilin ka punuar ka qenë pa dyshim Ronaldo.
“Më profesionisti ishte Cafu. Dhe, më zbavitësi… kanë qenë të shumtë: Militao më bën të qesh paksa më shumë, edhe Vini, që për mua është mjaft kokulur, i turpshëm. Një djalosh me këmbët në tokë, i thjeshtë. Ja pse flas mjaft mirë për ta. E kam pasur një raport të shkëlqyeshëm me të gjithë dhe më kanë uruar të gjithë për të më uruar fat dhe suksese”, vazhdoi ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Evertonit e Napolit.
“I kam drejtuar 34 brazilianë dhe nuk më duket se kam pasur probleme ndonjëherë me asnjërin. Ndoshta me njërin, por nuk do t’ua them emrin”, shtoi ai.
Ancelotti tutje shpjegoi se një futbollist brazilian ka nivel më të lartë në krahasim me të tjerët.
Në përgjithësi, trajneri italian thotë se futbollistët brazilianë janë persona që sillen mjaft mirë dhe që e kanë një karakter të qetë dhe janë të thjeshtë dhe me këmbët në tokë.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...