David Alaba është rikthyer për t’u stërvitur me klubin para disa javësh, pas një lëndimi të gjatë që e mbajti jashtë fushave për 399 ditë.
Real Madridi po vuan në fazën e mbrojtjes ku përvec tij mungojnë edhe Dani Carvajal dhe Eder Militao të cilët pësuan gjithashtu lëndime në ACL, shkruan Arbresh.info.
Deri tani, Ancelotti ka përdorur Tchouamenin si qendërmbrojtës në mungesë të një lojtari që është natyral në atë pozitë.
Mirëpo duket se epokës së francezit në mbrojtje po i vie fundi, pasi trajner italian ka dhënë lajmin e mirë për Alaban.
“David Alaba është shumë afër të luaj nga fillimi si startues. Kur të më thotë ‘jam gati’, do të jem i gatshëm ta vendos në formacionin startues”, tha Carlo Ancelotti.
Alaba është pjesë e Real Madrid që nga viti 2021 pasi u transferua nga Bayern Munich si lotjar i lirë./Arbresh.info
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu