Carlo Ancelotti po insiston që të transferojë Diogo Dalotin te Real Madridi në këtë verë.
Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, strategu italian ka kontaktuar personalisht me mbrojtësin dhe thuhet se e ka bindur që të kalojë te Los Blancos.
Manchester United është i gatshëm që të shesë lojtarin, mirëpo pret ofertën e duhur.
Mediumi spanjoll bën të ditur se në shumën e 30 milionë eurove, transferimi i Dalot te Real Madridi mund të kompletohet.
Por, në garë për mbrojtësin është edhe Evertoni, që besohet se tashmë ka bërë edhe ofertë zyrtare te United.
Dalot shkëlqeu në huazim te Milani edicionin e kaluar, e që Ancelotti dëshiron ta ketë te Real Madridi. /Telegrafi/
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses