Real Madridi është nikoqir i Manchester Cityt në ndeshjen e dytë të rrethit të 1/16 së finales në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Rezultati nga sfida e parë është 3-2 në të mirë të skuadrës së Ancelottit, shkruan Arbresh.info.
Në konferencën para ndeshjes trajneri Guardiola është shprehur se skuadra e tij ka një për qind shanse për t’u kualifikuar.
Këtë deklaratë e komentoi edhe Carlo Ancelotti, në konferencën e tij para takimit.
“Guardiola thotë se ata kanë 1% shanse për t’u kualifikuar? Epo, nuk jam dakord”, ka thënë fillimisht Ancelotti përpara ndeshjes ndaj Cityt.
Më tej ai shtoi se kanë një avantazh të vogël në këtë sfidë.
“Ne mendojmë vetëm se kemi një avantazh të vogël që duhet ta shfrytëzojmë. Jam i sigurt se ata mendojnë se kanë më shumë se 1% shanse, por ne nuk mendojmë kështu”, përfundoi italiani.
Ndeshja mes këtyre dy ekipeve luhet nesër me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...