Carlo Ancelotti dhe disa nga lojtarët e tij të Real Madridit reaguan menjëherë pasi u bë e ditur se fituesi i Topit të Artë 2024 është Rodri dhe jo Vinicius.
Mesfushori spanjoll u bë lojtari i 50-të i cili e fiton këtë çmim prestigjioz në një ceremoni mbrëmjen e së hënës në Paris.
100 gazetarë anembanë botës e votuan Rodrin si lojtarin më të mirë në botë pasi ai luajti rol kyç në sukseset e Ligës Premier dhe Euro 2024 për klubin dhe kombëtaren respektivisht.
Italiani përmes Instagramit reagoi për çmimin ‘Trajneri më i mirë i vitit’, por u sigurua që t’i jap merita Viniciusit.
“Dua ta falënderojë familjen time, presidentin tim, klubin tim, lojtarët e mi dhe mbi të gjitha Vinicius dhe Carvajal”, ka thënë Ancelotti.

Mesfushori Eduardo Camavinga ishte lojtari i radhës i cili dha komentin e tij: “Politikat e futbollit. Vëllau im, ti je lojtari më i mirë në botë dhe asnjë çmim nuk mund të thotë ndryshe”.
FOOTBALL POLITICS ❌
My brother you are the best player in the world and no award can say otherwise. Love you my bro ❤️ pic.twitter.com/X3yAH1Sl0p
— Eduardo Camavinga (@Camavinga) October 28, 2024
Në ndërkohë portieri Andriy Lunin postoi një fotografi të tij dhe Vinicius me mbishkrimin: “Ju jeni më i miri”.
Reagim pati edhe nga Eder Militao i cili shtoi: “Ju jeni më i miri dhe askush nuk mund ta marrë këtë nga ju! Më i miri”.
Përveç këtyre emrave pati reagime edhe nga figura të tjera si Frank Ribery, Toni Kroos, Fede Valverde, Richarlison, Lucas Paqueta e shumë të tjerë që komentuan rezultatin përfundimtar të Topit të Artë.
Vinicius raportohet se anuloi një fluturim privat në drejtim të Parisit dhe një mbrëmje të cilën e kishte organizuar për miqtë e tij pasi mësoi se ai nuk do të jetë fituesi i këtij çmimi./Telegrafi/
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...