Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti beson se Vinicius Junior është në rrugën e tij për t’u bërë një nga më të mirët në botë.
Vinicius bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyer të dielën mbrëma shënoi në minutat e fundit për fitoren kundër Sevillas.
21-vjeçari është kritikuar për paraqitjet e tij në të kaluarën, por nën urdhërat e Ancelottit, ai është bërë një përspektivë shumë më e ndryshme.
Goli i së mbrëmshëm e çoi atë në 11 gola dhe shtatë asistime në 19 ndeshje.
Me këtë formë, Ancelotti beson se Vinicius është në rrugën e tij për t’u bërë një nga më të mirët në pozicionin e tij.
“Sot ai ka treguar cilësinë e tij në diçka që nuk e kishte treguar më parë”, tha Ancelotti pas ndeshjes.
“Është një hap tjetër drejt të qenit më i miri në botë. Ajo që është e rëndësishme është që ai të jetë i përqendruar për të qenë efektiv në lojë”, u shpreh tekniku italian.
Vinicius është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit këtë sezon dhe tani është një pritje të një kontrate të re./Arbresh.info
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...