Manchester Unitedi e ka përfshirë Sofyan Amrabatin në planet e veta për fazën e mesfushës defensive.
Mirëpo, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, njofton se nuk ka asgjë konkrete dhe nuk është dërguar asnjë ofertë drejt Fiorentinas.
Marokeni është i interesuar të kalojë te ndonjë klub më i madh, ndërkohë që krahas Djajve të Kuq, janë përmendur edhe Liverpooli e Atletico Madridi si opsione të mundshme.
Prioritet i Unitedit tash për tash është faza e sulmit, ndërsa shënjestra kryesore është sulmuesi danez i Atalantas, Rasmus Hojlund.
Sa i përket mesfushës, gjithçka do të varet nga vendimet e Fred dhe Donny van de Beek për të ardhmen e tyre. /Telegrafi/
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...