Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, beson se trofeu i Ligës së Evropës është i rëndësishëm, por që synimet e klubit janë edhe më të mëdha se kaq.
United ka vetëm një gjë për të bërë, të përpiqet të fitojë Europa League, pasi u eliminua nga FA Cup dhe është jashtë garës për titull në Premier League. Megjithatë, Amorim ka ambicie më të mëdha sesa një trofe në kompeticionin e nivelit të dytë të UEFA-s.
“Njerëzit e shohin Ligën e Evropës si një kompeticion unik që përveç se sjell një trofe, lidhet edhe me Ligën e Kampionëve, sepse ne mund të kualifikohemi atje përmes fitimit të trofeut. Por për të qenë plotësisht i sinqertë, ne në Mançester kemi synime për gjëra shumë më të mëdha dhe po mendojmë për to”, tha Amorim.
“E di që mund të tingëllojë e çuditshme tani, por është shumë e rëndësishme të dimë se ne po ndërtojmë diçka shumë më të madhe këtu sesa të fitojmë një trofe”, tha strategu portugez.
United do të jetë mysafir i Real Sociedadit sonte në orën 18:45, ndërsa ndeshja e dytë e fazës së 1/8 së finales së Europa League do të luhet shtatë ditë më vonë në “Old Trafford”./rtk
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...