Lionel Messi pritet të fitojë dhe një herë tjetër çmimin e “Topit të Artë”, duke numëruar plotë shtatë të tillë.
Sezoni 2021/22 nuk ka qenë i lehtë për superyllin e Paris Saint-Germain, por nuk mund të largohet fakti se ai ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në përgjithësi.
Messi ishte ‘elektrik’ për Barcelonën në muajt e tij të funit në klub dhe 34-vjeçari ishte gjithashtu arsyeja kryesore pse Argjentina fitoi Kupën e Amerikës në verë.
Nëse thashethemet rezultojnë të vërteta dhe “maestro i vogël” mban lart trofeun e lakmuar të topit të artë të hënën, ai do të ketë dy çmime më shumë se rivali i tij i përjetshëm, Cristiano Ronaldo.
Superylli të Manchester United po i mbaron koha për t’u përballur me Messin, pasi do të jetë 37-vjeç në shkurt.
Do të ishte mrekulli nëse Ronaldo do të fitonte ‘Topin e Arte’ edhe dy herë tjera dhe kjo do të thotë se ai është pothuajse i sigurt se do të humasë një ‘ambicie’ të tij futbollistike përpara daljes në pension.
Pascal Ferre, kryeredaktori i “France Futboll” (mediumi që shpërndan Topin e Artë”), ka zbuluar se sa i dëshpëruar është Ronaldo për të mposhtur messin përpara se t’i kushtojë kohë karrierës së tij të pabesueshme.
Triumfi i fundit i Ronaldos për këtë çmim ishte viti 2017 dghe nëse ai nuk e udhëheq Portugalinë drejt lavdisë së Kupës së Botës 2022 – një turne për të cilin ende nuk janë kualifikuar – është e vështirë të parashikohet që ai ta përsërisë këtë sukses përsëri, pavarësisht faktit se ai është ende një nga futbollistët më të mirë në botë./Arbresh.info
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen