Ambasada e ShBA-ve në Kosovë ka uruar Distria Krasniqin për medaljen e artë të fituar në Doha të Katarit.
Xhudistja jonë arriti të fitojë në finale të Masterit të Dohas me ippon ndaj japonezes Funa Tonaki, kampione e botës në vitin 2017, kategoria deri në 48 kilogramë.
Ambasada e ShBA-ve në Kosovë ka uruar Distria Krasniqin për këtë sukses të madh përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
“Urime Distria Krasniqit e cila fitoi medaljen e artë në Judo Masters në Doha, Katar”, shkruhet në urimin e ambasadës për xhudisten tonë.
Me medalje u shpërblyen dje (e hënë) edhe Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, që fituan të bronztën, duke e mbyllur garën me tri medalje për shtetin tonë.
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...
Hungaria thotë se do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së...
“Uroj të ketë drejtësi në Hagë”, Rama: Nuk po gj...
Bllokimi i Librazhd–Qafë Thanë, dhjetëra fshatra të izoluara...
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Gjendet trupi i bjeshkatarit Fazim Fetahoviq