Leverkuseni ka arritur të shpallet kampion i Gjermanisë për herë të parë në histori të klubit.
Pas fitores 5-0 ndaj Werder Bremenit, ‘aspirinat’ siguruan titullin pesë ndeshje para përfundimit të kampionatit, shkruan Arbresh.info.
Xabi Alonso u shpreh shumë i lumtur me suksesin pas ndeshjes.
Ai tha se është e veçantë të fitohet pas ky titull pas 120 vjetëve.
“Ky është një moment shumë i veçantë për klubin”, ka thënë fillimisht trajneri spanjoll.
“Të fitosh Bundesligën për herë të parë pas 120 vjetësh është diçka shumë e veçantë”.
“Lojtarët janë të shkëlqyer, ata janë një skuadër e jashtëzakonshme”.
“Unë jam shumë krenar për të gjithë. Për mua është një nder të punoj këtu”, ka shtuar më tej Alonso.
Leverkuseni trofeun e parë në histori do të ngris në ‘Bay Arena’ në përballjen e fundit të kampionatit ndaj Augsburgut./Arbresh.info/
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...
KFOR: Ushtarë amerikanë dhe EULEX trajnohen për evakuim mjek...
Anushiq: Bashkëpunimi ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri nuk ës...
Atletico Madridi e poshtëron Barcelonën në Kupën e Mbretit
Reagon Albatro Rexhaj: Nuk është e vërtetë që Berati më ka g...