Juventusi ka marrë një tjetër dënim, tani duke iu hequr 10 pikë pasi Gjykata Federale e Apelit dha verdiktin e saj për skandalin e fitimeve kapitale.
Ky vendim erdhi vetëm një orë para fillimit të ndeshjes ndaj Empolit dhe për gjithë futbollistët e Juventusit ishte një lajm shokues ku pastaj edhe e humbën ndeshjen me rezultat të thellë 4-1.
I zhgënjyer nga ky vendim ka mbetur trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri skuadra e të cilit tani e sheh vetën jashtë pozitës për Ligën e Kampionëve.
Allegri ka thënë se për fatin e Juventusit po vendosin ata sipër tyre (duke iu referuar federatës dhe gjykatave).
“Ata sipër vendosin se në çfarë vendi do të renditet Juventus, kjo është e gjithë historia. Por, në këtë pikë është e tepruar, ka një mungesë të theksuar respekti për njerëzit që punojnë çdo ditë për klubin”.
“Futbollistët e gjeten veten me 10 pikë më pak, 10 minuta para ndeshjes me Empolin. Është normale që u goditën psikologjikisht, ndikon edhe skualifikimi nga Sevilla në Ligën e Evropës”.
“I pashë djemtë në stërvitje dhe ata ishin “bosh”, shumë ndryshe nga herët e tjera”, deklaroi Allegri.
Pas dënimit nga gjyakata, Juventus tani zë vendin e shtatë në tabelë dy xhiro para fundit të kampionatit me 59 pikë, pesë më pak se Milani që renditet në vendin e katërt në tabelë. /Telegrafi/
Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia li...
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...
Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerë...
Të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, arrestohen gjashtë p...
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve