Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, shpreson se ylli i skuadrës së tij, Paul Pogba, do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Real Madridit.
Real Madrid dhe Juventus do të përballen në mesjavën që vjen në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
“Vlerësimet e bëra nga mjekët janë të mira dhe optimiste. Shpresoj se ai do të jetë në fushë në Madrid”, tha Allegri.
Juve është afër ta fitoj titullin e kampionit në Itali, por “Zonja e Vjetër” është në garë për ta fituar edhe Championsin, edhe pse e pret përballja e vështirë kundër kampionit në fuqi të Evropës./arbresh.info/
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...