Mbrojtësi Fidan Aliti, ka folur pas humbjes ndaj Sllovenisë.
Kosova u mposhtë në shtëpi nga Sllovenia me rezultat minimal 0 – 1, shkruan portali arbresh.info.
Pas ndeshjes, Aliti theksoi se në mendjen e tyre ishte humbja kundër Maqedonisë së Veriut.
“Normal që kishim në kokë ndeshjen ndaj Maqedonisë pasi s’ishte humbje e lehtë. Provuam të reagonim sa më mirë”.
Ishte pozitive pasi krijuam raste. Luftuam, dëshiruam reagimin, t’iu tregojmë tifozëve se jemi këtu dhe kemi dëshirë t’i bëjmë krenarë ata që ishin të mërzitur. Secili dha maksimumin. Kështu është futbolli”, tha ai.
Kosova momentalisht qëndron në pozitën e tretë me vetëm një pikë, derisa në ndeshjen e radhës do takohet me Greqinë./arbresh.info.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...