Portieri i transferuar për një tarifë rekorde, Alisson tashmë ndihet si në “shtëpi” te Liverpooli.
“Redsat” e kanë bërë atë portierin më të shtrenjtë të blerë ndonjë herë në histori të futbollit pasi paguan 72.5 milionë euro te Roma për të siguruar shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.
Ai tashmë i është bashkuar bashkëlojtarëve të tij të rinj në Francë dhe braziliani ndihet rehat në rrethin e ri.
“Ka qenë një ditë e mrekullueshme që kam qenë duke e kërkuar”, ka thënë Alisson për faqen zyrtare të klubit.
“Kam pasur disa ditë të mira pushim me familjen time, por nuk mund të pres për të nisur sezonin e ri. Është dita ime e parë dhe ndihem si në shtëpi tashmë”
Artan Grubi kthehet në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Bl...
Arton Hoti, veterani i UÇK-së nderohet me çmimin “Ambasador ...
Vrasja e “El Mencho”/ Përleshje në Meksikë, presidentja shpa...
Man City s’di të ndalet, gati 75 milionë euro për ylllin tje...
Moti në Shqipëri me kthjellime e vranësira kalimtare
Çështja e Presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun