Alexis Sanchez ka rënë dakord për të nënshkruar kontratë katër vjeçare e gjysmë me vlerë prej 14 milionë funta në vit për t’iu bashkuar Manchester United.
Sipas një raporti nga ‘Telegraph’, Sanchez tani është duke pritur për të kuptuar vetëm nëse Henrikh Mkhitaryan do të pranoj kalimin nga ana tjetër në Arsenal, gjë që do të t’i mundësojë atij transferimin në Old Trafford, transmeton portali arbresh.info.
Kontrata luksoze e Sanchezit do të thotë se marrëveshja e United për të nënshkruar me sulmuesin është mbi 60 milionë funta.
Manchester City nuk ishte i përgatitur për të paguar një shumë të tillë për një lojtar që kishte vetëm gjashtë muaj të mbetur në kontratën e tij.
Sanchez tani shpreson që Mkhitaryan të arrijë sa më shpejtë që është e mundur një marrëveshje me Arsenalin, megjithëse reprezentuesi armen dëshiron të bëhet lojtari më i paguar në Emirates./arbresh.info/
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...