Një tifoz i Manchester United është duke pretenduar se ka parë sot (e mërkurë) superyllin Alexis Sanchez në kampin stërvitor Carrington.
Përdoruesi i llogarisë @NwokeMiracle në rrjetin social Twitter ka pyetur faqen zyrtare të Manchester United këtë mëngjes: A është stërvitur Sanchez këtë mëngjes me skuadrën e United?
Tifozi, i cili quhet Matty, pretendon se e sheh kampin stërvitor të Manchester United nga shtëpia e tij dhe beson se ylli i Arsenalit, Alexis Sanchez, ishte aty.
‘Starsport’ raporton që sensacioni kilian është ende në Londër edhe pse transferimi i tij tashmë duket i pashmangshëm.
“Unë e shoh kampin stërvitor nga dritarja e dhomës time dhe të gjithë lojtarët ishin duke tunduar duart me një lojtar. Ai ishte i vogël si Sanchezi”, ka shkruar tutje Matty në Twitter.
United është duke shfrytëzuar Henrikh Mkhitaryanin si një karrem për të arritur marrëveshjen prej 65 milionë funta për të siguruar shërbimet e Sanchezit nga Arsenali./arbresh.info/
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...
Rritet çmimi i naftës në Kosovë