Ylli i Arsenalit, Alexis Sanchez është fotografuar në Paris derisa vazhdojnë spekulimet rreth të ardhmes së tij.
Sanchez është në vitin e tij të fundit në kontratën me Arsenalin dhe dëshiron të largohet nga klubi pas interesimit të shfaqur nga Paris Saint Germaini dhe Manchester City, transmeton portali arbresh.info.
Sipas mediave angleze, City është i gatshëm për të pritur deri në verë për të nënshkruar me Sanchezin, por PSG mund të rrëmbej sulmuesin në janar.
Nëse Arsenali dëshiron të siguroj disa të holla nga shitja e Sanchezit atëherë ata mund të shesin atë menjëherë pas Vitit të Ri, përndryshe kiliani mund të largohet falas gjatë verës.
Por, Sanchez është parë në Francë duke ngjallur kështu spekulime se ka vendosur t’i bashkohet PSG-së.
Ylli është fotografuar me një zyrtar të sigurisë në aeroport dhe sipas të përditshmes franceze ‘Get French Football’, atij i janë dhënë dy ditë pushim, të cilat i ka shfrytëzuar për të shkuar në Kili./arbresh.info/
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...