Google ADS

Albian Ajeti kërkohet nga klubi në Premierë Ligë

11:35 | 7 Gusht 2019
Arbresh Info

Premierë Ligës së Anglisë pritet t’i shtohet edhe një futbollist tjetër shqiptarë.

Pas yjeve si Granit Xhaka, Shkodran Mustafi e Xherdan Shaqiri, të cilit aktualisht bartin fanellën e Arsenalit dhe repsektivisht Liverpoolit, në kampionatin e madh anglez mund të zbarkoj edhe një tjetër yll me prejardhje shqiptare, shkruan portali arbresh.info.

Siç raportohet nga The Mirror, West Ham United shpreson për të nënshkruar me sulmuesin Albian Ajeti para mbylljes së merkatos së transferimeve.

Ylli i Baselit ka qenë shënjestër e një interesimi të madh nga “Hammers” që synojnë për të gjetur një tjetër golashënues brenda buxhetit të tyre.

Ajeti ka shënuar 15 gola brenda 35 ndeshjeve te Baseli sezonin e kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale