Google ADS

Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së shtatë, vëmendja në Anamoravë

09:25 | 14 Shtator 2022
K.B

Xhiro e shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës do të zhvillohet në mesjavë, ku në program janë dy ndeshje të zhvillohen sot dhe dy të tjera nesër.

Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar është në Gjilan, ku luhet derbi më i madh lokal mes Dritës dhe Gjilanit.

Dy skuadrat nga rajoni i Anamoravës e kanë nisur për mrekulli këtë sezon, pasi aktualisht ndodhen në krye të tabelës me Gjilanin si i pari me 14 pikë dhe Dritën si e dyta me 11 pikë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet mes Prishtinës dhe Malishevës në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan, pasi kryeqytetasit e kanë të suspenduar fushën e tyre.

Dy skuadrat në këtë ndeshje vijnë pas barazimeve, ku Prishtina luajti 1-1 me Gjilanin në udhëtim, derisa Malisheva u ndal nga Dukagjini me të njëjtin rezultat.

Të dyja sfidat e ditës së sotme startojnë me fillim nga ora 15:00.

Shpërndaje në rrjete sociale