Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19, Albert Bunjaku, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për grumbullimin e radhës që do të zhvillohet në muajin qershor.
Në kuadër të këtij grumbullimi, Kosova U19 do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Përfaqësueses së regjionit të Saksonisë nga Gjermania, përcjell Arbresh.info.
Të dy takimet do të zhvillohen në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Orari i ndeshjeve miqësore:
E mërkurë, 4 qershor 2025 – Ora 16:00
E premte, 6 qershor 2025 – Ora 11:00
Ky grumbullim dhe ndeshjet miqësore paraqesin një mundësi të mirë për përzgjedhësin Bunjaku që të shohë nga afër formën dhe potencialin e futbollistëve të rinj në prag të angazhimeve zyrtare të ardhshme./Arbresh.info

“Fadil Vokrri” “i pathyeshëm” nga shtatori i vitit 2024 – A ...
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...