
GELSENKIRCHEN, GERMANY - MARCH 3: David Alaba of Bayern Munchen during the German DFB Pokal match between Schalke 04 v Bayern Munchen at the Veltins Arena on March 3, 2020 in Gelsenkirchen Germany (Photo by Jeroen Meuwsen/Soccrates/Getty Images)
Ylli i Austrisë, David Alaba ka paralajmëruar Italinë përpara ndeshjes së të tetës së finales në Euro 2020.
Kapiteni, i cili u transferua nga Bayern Munchen në Real Madrid si lojtar i lire pas përfundimit të sezonit 2020/21 foli për Sky Sport Italia në lidhje me ndeshjen e ardhshme në Wembley të shtunën.
“Për mua, ndeshja kundër Italisë ka shumë rëndësi, do të jetë një lojë e veçantë për të gjithë Italinë dhe për të gjithë Austrinë,” tha Alaba.
“Fuqia jonë është te kolektiviteti. Sigurisht, ne kemi disa lojtarë të një cilësie të shkëlqyeshme, por forca jonë është të dimë se si të sjellim shpirtin e ekipit në fushë. Ne duhet të vazhdojmë të ëndërrojmë shumë, le të shkojmë në Londër për të vazhduar këtë ëndërr. Nuk do të jetë e lehtë kundër Italisë, ne kemi parë futbollin e shprehur nga skuadra e Roberto Mancinit në muajt e fundit. Por, në futboll, gjithçka është e mundur. ”
Alaba shpreson të ndalojë sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile kur të dy skuadrat përplasen në kryeqytetin anglez.
“Immobile është një sulmues i vërtetë. Ai është i plotë, i rrezikshëm dhe i ftohtë në zonën e golit. Ai di si të vendosë ndeshjet dhe të shënojë edhe nga mundësia më e vogël” – u shpreh Alaba.
Austria përballet me Italinë të shtunën me fillim nga ora 21:00 në “Wembley” të Londrës, kurse fituesi i këtij takimi do të përballet në çerekfinale me fituesin e duelit Belgjikë – Portugali. /Gazeta Express/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...