Kerem Akturkoglu u shndërrua në heroin e mbrëmjes në derbin historik mes Fenerbahçe dhe Besiktas, duke shënuar golin e fitores nga penalltia në minutën e 100-të.
Sulmuesi turk, i cili pak ditë më parë realizoi golin që i siguroi Turqisë kualifikimin në Botëror, vazhdoi formën fantastike edhe në derbin numër 150 në kampionat, duke vendosur një përballje dramatike deri në sekondat e fundit.
Ndeshja ishte e luftuar dhe me raste të shumta nga të dyja skuadrat, por efikasiteti mungoi gjatë 90 minutave të rregullta. Kur gjithçka dukej se do të mbyllej në barazim, një penallti në kohën shtesë i dha mundësinë Fenerbahçes që të marrë tri pikë jetike.
Akturkoglu nuk gaboi nga pika e bardhë, duke ndezur festën në stadium dhe duke i dhënë skuadrës së tij një fitore me peshë të madhe në garën për titull.
Me këtë sukses, Fenerbahçe barazohet me 63 pikë me Trabzonspor, ndërsa mbetet vetëm një pikë pas Galatasaray, që ka edhe një ndeshje më pak për të zhvilluar.
Gara për titull në Süper Lig bëhet edhe më e zjarrtë, ndërsa derbi i Stambollit konfirmoi edhe një herë dramën dhe rivalitetin e madh që e karakterizon.
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...
A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave...